Ballkani nga Theranda rikthehet në krye të renditjes, me 40 pikë, ka tri më shumë se Drita dhe Prishtina. FC Ballkani e mposhti me 3:0 Ferizajn, në kuadër të javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës. Kryetrajneri Ismet Munishi me Ballkanin arkëtuan pikë që nuk maten as me ari dhe që i japin qetësi para derbit të madh që e pret me skuadrën me renome Prishtina.
Edvin Kuç në minutën e 26-të, Arbër Hoxha nga penalltia në atë të 86-tën dhe Armend Ruxhi (90'-nga penalltia) shënuan për Ballkanin. Skuadra e Gjilanit ka rehatuar sadopak veten pas humbjes javën e kaluar me 2:0 nga Drita, duke e mundur para shikuesve të vet me 2:0 Flamurtarin e Prishtinës.
Në minutën e 38-të, Selimaj i Flamurtarit bën gabim trashanik, ndërsa Sebino Plaku nuk e fal dhe pa vështirësi shënon për 1:0. Në minutën e 68-të, kroati Tomisllav Bushiq thellon fitoren në 2:0. Gjilani është në vend të pestë me 35 pikë, ndërsa Flamurtari renditet në pozitën e nëntë me 22 pikë.
Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 e mposhti me 2:1 Dukagjinin e Klinës. Në minutën e 24-të, Mark Milicaj shënon gol të bukur nga goditja e lirë dhe 0:1. Në minutën e 69-të, mitrovicasit barazojnë me golin e Arb Manajt nga penalltia. Në çastet e fundit Manaj shënon për fitoren e madhe të Trepçës ’89, 2:1.
IPKO Superliga e Kosovës
Drenica-Prishtina 1:3
Gjilani-Flamurtari 2:0
Vushtrria-Drita 2:3
Ballkani-Ferizaj 3:0
Trepça '89-Dukagjini 2:1
Llapi-Feronikeli 2:1
Tabela
1. Ballkani 19 12 4 3 40
2. Drita 19 11 4 4 37
3. Prishtina 19 11 4 4 37
4. Gjilani 19 11 2 6 35
5. Feronikeli 19 8 4 7 28
6. Llapi 19 8 4 7 28
7. Trepça ’89 19 7 5 7 26
8. Drenica 19 6 6 7 24
9. Flamurtari 19 6 4 9 22
10. Ferizaj 19 6 1 12 19
11. Vushtrria 19 4 3 12 15
12. Dukagjini 19 2 3 14 9
Në javën e ardhshme do të takohen: Dukagjini-Gjilani, Drita-Drenica, Prishtina-Ballkani, Flamurtari-Vushtrria, Feronikeli-Trepça '89 dhe Ferizaj-Llapi.