Një trajner në Zanzibar festoi si i çmendur pasi skuadra e tij shënoi gol ndaj ish-ekipit të tij që e kishte shkarkuar.
Mani Gamera ishte duke menaxhuar ekipin e tij momental, Miembeni kundër ish-skuadrës, Jang'ombe, që e kishte shkarkuar më herët.
Ai arriti të shënojë fitore kundër ish-skuadrës së tij.
Ndërsa, pas vërshëllimës së fundit vrapoi drejt tifozëve rivalë dhe e teproi paksa me festimin e tij. Ai bëri disa gjeste provokuese, para se t’i hiqte pantallonat.
Tash trajneri është suspenduar me gjashtë muaj dhe gjithashtu me një gjobë prej 100 dollarësh për gjestet e tij.