Atletico Madrid nuk besonte në shërbimet e tij, Jota po çmend Premier Ligën

Futboll

Atletico Madrid nuk besonte në shërbimet e tij, Jota po çmend Premier Ligën

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 20:18
Diogo José Teixeira da Silva

Diogo José Teixeira da Silva ose ndryshe Diogo Jota! Personazhi më pak i trumpetuar në Premier League, por ndër profilet më interesante që po shihen këtë sezon, edhe pse shenjat i dha që vitin e shkuar dhe kur Wolverhampton luante në Championship.

Ndoshta, drejtuesit e Atletico Madrid u nxituan kur përpara 2 vitesh nuk bënë asnjë tentim për ta riblerë, pasi e kishin dhënë huazim me të drejtë blerje të Wolves për 14 mln euro. “Colchoneros”, të cilët besuan llimisht te djaloshi i rritur te Pacos de Ferreira në Portguali, duke paguar mbi 7 mln euro për kartonin e tij në një moshë tepër të re, ndoshta kujtuan se karriera e tij do të mbetej “në vend” përcjell telesporti.

Kështu nuk ishte, edhe pse te Porto, në vitin e huazimit shënoi 8 gola në 27 ndeshje. Por, pikërisht te “ujqërit” anglezë gjeti veten dhe nisi të rritej në rendiment dhe gola. Dy të tjerë të shënuar ditën e sotme në kampionat (3-0 ndaj Norwich) dhe në total tashmë janë 5 gola në Premier dhe 9 gola në Europa League. Sot, Jota vlen më shumë se 30 mln euro, ndërsa Wolves nuk ka ndër mend ta shesë, pasi djaloshi ka premisa që të rritet edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat