Shpërthimi i Ramos: S’ka më respekt, disa vendime janë të dyshimta

Futboll

Shpërthimi i Ramos: S’ka më respekt, disa vendime janë të dyshimta

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 23:35
Sergio Ramos

Real Madrid ka pësuar një humbje të  shëmtuar mbrëmjen e së shtunës. Formacioni i Zidane, në fakt, ka humbur 1-0 kundër Levante-s në një ndeshje që është karakterizuar nga shumë polemika të shkaktuara nga vendimet e arbitrit.

Një nga sulmet ka ardhur pikërisht nga kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos, i cili ka thënë: "Nuk më pëlqen të flas për arbitrat, sepse ata janë njerëz dhe mund të gabojnë", ka thënë Ramos pas ndeshjes.  

"Por ndonjëherë të bëjnë të dyshosh, sepse kriteri ndryshon nga java në javë. Prekja ime me dorë në Suprkupë, kundër Valencia-s, është ndëshkuar dhe ishte një prekje e pavullnetshme".

"Kundër Levantes ka patur dy prekje të pavullnetshme me dorë që nuk janë ndëshkuar. Arbitrat, dikur, tregonin më shumë respekt, tani është e pamundur të flasësh me ata: kapitenët janë aty për t'i ndihmuar".

"Ka shumë arrogancë. Në fund të ndeshjes e kam pyetur arbitrin nëse kishte probleme personale me mua. Disa vendime janë të paravendosura", ka përfunduar Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat