Matuidi: Do të qëndroj edhe një vit te Juventus

Futboll

Matuidi: Do të qëndroj edhe një vit te Juventus

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 08:32
Blaise Matuidi

Blaise Matuidi ka zbuluar planet e tij për të ardhmen.

Ylli francez i Juventus do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij është në pikëpyetje.

Lidhur me situatën ka folur edhe vet ai, duke bërë të ditur se do të qëndrojë te Juve edhe për një vit, pasi klubi ka vendosur të shfrytëzojë të drejtën për t’ia vazhduar kontratën për një vit.

“Unë do të qëndrojë këtu. Kontrata ime përfshinë mundësinë për vazhdim kontrate për një vit dhe klubi ka vendosur ta shfrytëzojë” ka thënë Matuidi.

“Jam shumë i lumtur të vazhdojë edhe një sezon këtu” ishin fjalët e francezit.Matuidi ka qenë pjesë kyçe e formacionit të Juventus në sezonet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat