Benzema për ndeshjen kundër Man City: Do të jetë një lojë e mire

Futboll

Benzema për ndeshjen kundër Man City: Do të jetë një lojë e mire

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 11:19
Karim Benzema

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka folur para ndeshjes kundër Manchester City, të cilën skuadra e tij e zhvillon të mërkurën, në kuadër të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Sipas francezit përballja do të jetë ndeshje e vështirë dhe ai është i lumtur për këtë sfidë.

‘’Do të jetë një ndeshje e mire, gjithçka përreth nesh është e çmendur dhe kjo është një presion shtesë për ne” ka thënë fillimisht Benzema.

“Ta mbërrish paraqitjen e 100-të jubilare është diçka fantastike dhe do ta shijoj këtë. Liga e Kampionëve dhuron diçka të veçantë’’, u shpreh tutje francezi.

Benzema do ta regjistrojë paraqitjen e 100-të në këtë kompeticion dhe sigurisht do të synojë të lë shenjat e tij.

Gjatë këtij sezoni me ‘Los Blancos’, Benzema ka arritur të shënojë 13 gola në La Liga, duke u shndërruar në figurë kyçe për 13 herë kampionët evropianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat