Clattenburg ‘thumbon’ dhomat e VAR-it: Nuk po i rekomandojnë gjyqtarët ta shikojnë monitorin

Futboll

Clattenburg ‘thumbon’ dhomat e VAR-it: Nuk po i rekomandojnë gjyqtarët ta shikojnë monitorin

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:45
Clattenburg

Pas ndeshjes Chelsea-Tottenham Hotspur, u përfol gjatë për një episod kur futbollisti i Spurs, Giovanni Lo Celso shkeli në këmbë një lojtar të Bluve por nuk u ndëshkua me karton të kuq, anise ndërhyrja ishte e ashpër.

Sipas Clattenburg referët e ligës angleze nuk po e shikojnë monitorin e VAR-it sa duhet, kësisoj po marrin vendime të ngutshme.

“Nuk është faji i Olivier, është faji i VAR-it pse nuk e sygjeron atë ta shikojë monitorin që e ka jashtë fushe. Çdo njëri do ta nxirrte kartonin e kuq në atë rast”, u shpreh arbitri për Sky Sport,.

Detaji nuk mbeti pa u komentuar as nga panelistët e Sky, ku të gjithë njëzëri e dënuan mos veprimin e Olivierit në atë rast, anise nuk çoi peshë në epilogun e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat