Koulibaly rrezikon të mos përfshihet kundër Barcelonës

Futboll

Koulibaly rrezikon të mos përfshihet kundër Barcelonës

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:07
Kalidou Koulibaly

Kalidou Koulibaly mund të mos përfshihet fare në ndeshjen që skuadra e tij, Napoli, do ta luajë kundër Barcelonës, këtë mesjavë, në kuadër të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve.

Koulibaly ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit me skuadrën napoletane dhe mund të rrezikojë shumë në rast inkuadrimi.

Dyshja e mbrojtjes pa senegalezin pritet të jetë Manolas-Maksimovic me këtë të fundit që e fiton një shans për ta treguar vetën në një ndeshje kaq të madhe.

Përveç 28-vjeçarit, për  ish-kampionët italianë rrezikon edhe sulmuesi Dries Mertens i cili po ashtu vuan nga një shqetësim.

Të dyja këto mungesa pritet të krijojnë një boshllëk të madh për sfidën e së martes, e cila fillon nga ora 21:00 në ‘San Paolo’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat