De Bruyne: Po, mund ta mposhtim Realin në ‘Santiago Bernabeu’

Futboll

De Bruyne: Po, mund ta mposhtim Realin në ‘Santiago Bernabeu’

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:24
De Bruyne

De Bruyne beson se Man City mund ta mposhtë Realin të mërkurën në Ligën e Kampionëve…

Pas rezultateve negative në Premierligë, që ka mbetur mbi 20 pikë prapa Liverpoolit në garën për titull, dhe pas dënimit nga UEFA me përjashtim për dy vite nga Liga e Kampionëve – objektivi i vetëm i Manchester     City tani është që këtë vit t’i shkojë deri në fund Championsit.

Për ta bërë këtë, skuadra e Pep Guardiolës duhet t’i mposhtë më të mirët dhe në rrugën për finale fillimisht do të ketë Real Madridn.

Të mërkurën, nga ora 21:00, dy skuadrat që janë përballur edhe në të kaluarën, zbresin në ‘Santiago Bernabeu’ në një ndeshje shumë domethënëse për të dy skuadrat.

City luan për të shpëtuar nderin, Reali për të lënë prapa një javë negative që nga +3 pikë me Barcelonën, ka shkuar në -2 dhe në rast humbjes në El Clasico të dielën, diferenca do të shkonte në pesë pikë – çka do të thotë se ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë edicion mund të mbesë jashtë garës për titull.

Sido që të jetë, të mërkurën është garë tjetër, ndeshje tjetër dhe dy skuadrat kanë mundësi për fitore.

Madje, mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne, beson se ekipi i Pep Guardiolës mund të fitojë edhe në ‘Santiago Bernabeu’.

“Real Madridi ka fituar Champions League me shumë se të gjithë, por shkojmë me idenë për të luajtur lojën tonë, ashtu sic bëjmë gjithmonë – të tentojmë të luajmë futboll ofensivë, të bëjmë presion, të luajmë mirë dhe po, mund të fitojmë”, u shpreh belgu.

“Unë, shokët, të gjithë në klub duam që të luftojmë deri në fund për këtë titull. Por për të arritur atje, duhet të përballesh me këso ekipe. Duhet t’i mposhtësh Real Madridin, Barcelonën, Bayern Múnich…  duhet t’i eliminosh më të mëdhenjtë, nëse do të fitosh”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat