Nuk kanë fund problemet për Marselon, braziliani tani përfundon në gjykatë

Futboll

Nuk kanë fund problemet për Marselon, braziliani tani përfundon në gjykatë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 18:01
Real Madridi

Sikur të mos mjaftonte fakti se ka humbur vendin e titullarit me madrilenët, mbrojtësi Marselo tashmë është në probleme dhe me ligjin në Spanjë.

Duke iu referuar gazetës spanjolle “El Mundo”, 31-vjeçari brazilian ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke ecur me një patentë pa pikë në të dhe me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Ai u kap me një shpejtësi prej 134 km/h në një rrugë ku lejohet maksimumi 120 km/h, ndërkohë braziliani nuk e dinte që nuk kishte më pikë në patentë, sipas të njëjtit burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat