Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon pothuajse perfekt në Serie A me Helas Veronan, duke u bërë kështu një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Itali.
Pikërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, në gjurmët e futbollistit shqiptar janë vënë skuadra të mëdha si Interi, Juventusi dhe Napoli në Itali, por edhe nga kampionatet e tjera.
Garës për të marrë shërbimet e Kumbullës tashmë i është shtuar edhe Barcelona.
Sipas asaj që shkruan TuttoHellasVerona, katalanasit ndjekin me kujdes mbrojtësin 20-vjeçar.
Thuhet se spanjollët janë në kërkim të një lojtari për repartin e mbrojtjes, duke pasur parasysh moshën e Pique (33) dhe Umtitin që po tregon një formë të dobët.
Barcelona dëshiron ta marrë menjëherë në ekip Kumbullën, në mënyrë që ai të mësohet me lojën e katalanasve përkrahë Pikesë.