Luftëtari merr goditjen e radhës, largohet trajneri

Futboll

Luftëtari merr goditjen e radhës, largohet trajneri

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 18:45
Nikolin Çoçolli

Luftëtari është në pikë të hallit! Ekipi gjirokastrit duket se e ka siguruar zbritjen në Kategorinë e Parë dhe humbja ndaj Flamurtarit ishte goditja e fundit. Trajneri Nikolin Çoçolli nuk e ka duruar më situatën e krijuar në klub dhe ka dhënë dorëheqjen. 

Tekniku ka konfirmuar largimin për Panorama Sport. "Nuk do të jem më trajner i Luftëtarit. Kam paraqitur dorëheqjen për shkak të rezultateve të fundit", - tha 51-vjeçari. Çoçolli është trajneri i katërt që largohet në këtë sezon, para tij u larguan Klevis Dalipi, Klodian Duro dhe Giorgios Marantas. 

Emri i ri që do të drejtojë ekipin gjirokastrit është Neritan Novi. Zëvendëstrajneri aktual do të marrë drejtimin e skuadrës. Ai ka një mision të vështirë, pasi shanset që Luftëtari të fitojë janë thuajse zero. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat