Napoli ka bërë të ditur lojtarët e ftuar për ndeshjen e fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonas.
Super mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly do të mungojë në këtë duel për shkak të dëmtimit.
Gattuso megjithatë ka të kompletuar pjesën e tjetër të skuadrës, me transferimet e reja Diego Demme, Stanislav Lobotka dhe Matteo Politano të cilët janë të thirrur.
Ja lista e lojtarëve të ftuar:
Ospina, Meret, Karnezis; Di Lorenzo, Hysaj, Luperto, Maksimovic, Manolas, Mario Rui; Allan, Demme, Elmas, Lobotka, Fabian Ruiz, Zielinski; Callejon, Insigne, Lozano, Mertens, Milik, Politano