Tirana publikon çmimin e biletave për ndeshjen në “Air Albania”

Futboll

Tirana publikon çmimin e biletave për ndeshjen në “Air Albania”

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 20:06
Tirana

Ditën e premte në “Air Albania” në orën 19:00 do të zhvillohet derbi I kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Sfida pritet të ketë një interesim të lartë nga tifozët e të dyja ekipeve, të cilët gjenden në vendet e para të klasifikimit.

Tirana ka marr kryesimin e kampionatit pas fitores ndaj Kukësit, ndërsa Partizani ndodhet në vendin e 3 dhe e shohin derbin si ndeshjen e duhur për të bërë kthesën tek rezultatet pozitive dhe bindëse.

Në pritje të ditës së premte, klubi I Tiranës së fundmi ka zbuluar dhe çmimet e biletave për të gjitha sektorët. Çmimet variojnë nga 5000 lekë të reja deri në 500 lekë të reja. Tribunat pas portave janë ato që kanë çmimin më të ulët, ndërsa tribunat përballë variojnë nga 1000 lekë të reja deri në 1500 lekë të reja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat