Situata kritike për Hazard, mbledhje emergjente në Madrid

Futboll

Situata kritike për Hazard, mbledhje emergjente në Madrid

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 20:15
Zinedine dhe Hazard

Situata e Eden Hazardit nuk është aspak pozitive në Madrid. Sulmuesi belg u dëmtua sërish në ndeshjen e fundit ndaj Levantes dhe pritet të mungojë gjatë. Ai pësoi dëmtimin e tij të 3 brenda këtij sezoni futbollistik. 

29-vjeçari u dëmtua në vendin ku ishte i dëmtuar më herët. Ylli i ekipit është në mëdyshje për mënyrën e rikuperimit.

Gazetari Jose Sanchez ka deklaruar se në Madrid do të mbahet një takim ku do të vendoset e ardhmja e lojtarit.

Stafi mjekësor së bashku me Hazard do të marrin vendimin, në bazë të gjendjes së lojtarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat