Ish drejtori sportiv i skuadrës turke ka vdekur pas një sulmi në zemër gjatë ndeshjes së sotme

Futboll

Ish drejtori sportiv i skuadrës turke ka vdekur pas një sulmi në zemër gjatë ndeshjes së sotme

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 20:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish drejtori sportiv i skuadrës së Kasipasa, Nursal Bilgin u dërgua sot në spital me dyshimin që kishte pësuar një sulm në zemër dhe sipas raportimeve të fundit Bilgin ka vdekur.

Bilgin kishte shkuar për ta shikuar ndeshjen mirëpo ai gjatë pjesës së dytë pësoi sulm në zemër dhe menjëherë i është bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Mirëpo gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë dhe sipas raportimeve të fundit nga mediat turke ai ka vdekur.

Kurse ndeshja u ndalua për një kohë pasi që edhe futbollistët ishin të shqetësuar nga kjo gjë që ndodhi.

Në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti kosovar, Florent Hadergjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat