Pesë ndeshje të Serie A luhen pa tifozë, spikat derbi Juventus – Inter

Futboll

Pesë ndeshje të Serie A luhen pa tifozë, spikat derbi Juventus – Inter

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Aktualisht janë pesë ndeshje në Serie A që do të luhen pas dyerve të mbyllura në raundin tjetër, për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Juventus – Inter, Milan – Genoa, Parma – SPAL, Sassuolo – Brescia dhe Udinese – Fiorentina do të luhen por pa tifozë, pasi Torino, Milano, Parma, Reggio Emilia dhe Udine janë rajonet që konsiderohen “në rrezik” për shkak të shpërthimit të epidemisë të lindur në Kinë që është përhapur për disa ditë.

Takimi Sampdoria – Verona, i planifikuar për të hënën 2 mars, do të vlerësohet nëse do të luhet me apo pa tifozë.

Ndërkohë, qeveria italiane pritet shumë shpejtë të dalë me një komunikatë ku do konfirmojë se të gjitha ndeshjet në Itali do të luhen me dyer të mbyllura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat