Lampard i pashqetësuar për Lewandowskin: Bayerni ka kërcënime të tjera

Futboll

Lampard i pashqetësuar për Lewandowskin: Bayerni ka kërcënime të tjera

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 08:41
Robert Lewandowski

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard thotë se nuk është i shqetësuar nga kërcënimi i sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski përpara takimit të tyre në Ligën e Kampionëve.

Blutë presin liderin e Bundesligës të martën në mbrëmje në raundin e 16 më të mirave, me ndeshjen e kthimit që do të luhet në  ‘Allianz Arena’ që do luhet muajin tjetër.

Gjermanët futen në lojë si skuadra më e mirë sa i përket golave në këtë garë, duke shënuar 24 gola nga gjashtë ndeshjet e tyre në grup, me shtatë që realizuan herën e fundit kur vizituan Londrën ndaj Tottenham.

Sulmuesi polak është në kuotën e tetë golave dhe paraqet një rrezik mjaft të madh për skuadrën londine

“Nuk më shqetëson mua”, tha Lampard në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ai ka qenë kaq i qëndrueshëm për vite me rradhë. Rekordi i tij për shënimin e golave, gjithçka në lidhje me të nga distanca është klas i parë. Kam shikuar mjaft Bayernin dhe shkëlqen”.

“Ai është koka kryesore, por ata kanë shumë kërcënime të tjera. Nivelet duhet të rriten në fazat e nokautit. Nivelet duhet të rriten kudo”, u shpreh anglezi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat