Aktori i famshëm amerikan dëshiron ta blejë klubin ku luajnë dy shqiptarë

Futboll

Aktori i famshëm amerikan dëshiron ta blejë klubin ku luajnë dy shqiptarë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 09:52
Aktori i famshëm amerikan dëshiron ta blejë klubin ku luajnë dy shqiptarë

Presidenti i Shoqatës së Aksionarëve të Vegjël (APA), Antonio Aguilera ka treguar për ‘Canal Malaga’ se një kompani amerikane është e interesuar të blejë aksionet e Abdullah Al-Thani në klubin e Malagas.

Aguilera tha se pronari i klubit spanjoll po kërkon t’i shesë aksionet e tij për 100 milionë euro.

Tashmë kanë filluar edhe kontaktet e para dhe bëhet e ditur se i interesuar është aktori hollivudian, George Clooney.

“Ata janë në bisedime”, kanë thënë burimet për ‘AS’.

Ndryshe, te klubi që garon në ligën e dytë spanjolle luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë. Bëhet fjalë për Keide Baren dhe Armando Sadikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat