Ja kur fillon shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni-Kosovë!

Futboll

Ja kur fillon shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni-Kosovë!

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:12
Ja biletat e ndeshjes Maqedonia e Veriut – Kosova!

Kosova do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të ‘play-off’ të Ligës së Kombeve për të siguruar biletën finale për Evropianin 2020.

‘Dardanët’ patën një rrugëtim fantastik në Ligën e Kombeve dhe tani kanë shansin për t’i vënë kapakun përformancave të jashtëzakonshme, kur do të ndeshen me Maqedoninë e Veriut më 26 mars në gjysmëfinalen e ‘play-off’.

Faqja “Kosovan Abroad” shkruan në Twitter se biletat do të dalin në shitje më 2 mars dhe se mund të blihen në uebfaqen mktickts.mk.

Në këtë faqe nuk jepen kurrëfarë detaje për biletat e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat