Këto klube o në garat e Republikës së Kosovës, o të ndiqen penalisht! 

Futboll

Këto klube o në garat e Republikës së Kosovës, o të ndiqen penalisht! 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:43
Këto klube o në garat e Republikës së Kosovës, o të ndiqen penalisht! 

Sot jemi në muajin shkurt, në vitin 2020, 12 vite shtet, i njohur ndërkombëtarisht dhe ka ardhur koha që të ndërhyjmë ashpër ndaj garave ilegale sportive në vendin tonë, që organizohen me urdhrat e Qeverisë së Beogradit, e të drejtuar nga Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë.

Duhet të ndalen një herë e përgjithmonë garat e klubeve ilegale serbe me program të Serbisë në shtetin tonë.

Dihet që moti, ka disa liga ilegale jo vetëm në futboll dhe në kuadër të Serbisë, po e theksojmë një që e kemi edhe në periferi të Prishtinës, e ashtuquajtura liga “Kosovska Okruzhna”, ku garojnë Sitnica nga Lepina, Graçanica, Gracko, Radniçki nga Hoxha e Madhe, Çakllavica dhe Uglare. Këto klube o në garat e Republikës së Kosovës, o të ndiqen penalisht!

Image

Klubet serbe në ligën ilegale

Kjo është e tepërt, që pas 12 viteve shtet e pas 20 viteve të çlirimit, të zhvillohen garat e nivelit të Serbisë në shtetin e Kosovës. Edhe FFK, edhe ministria e punëve të brendshme, në koordinim të ndërmarrin masa ndaj këtyre aktiviteteve ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat