Magani jep dorëheqjen

Futboll

Magani jep dorëheqjen

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 17:25
Magani jep dorëheqjen

Gugash Magani ashtu siç edhe paralajmëroi pas disfatës me Pogradecin, ka dhënë dorëheqjen.

Tekniku peqinase nuk ka mundur të vazhdojë me verdhezinjtë duke qenë se rezultatet mungonin dhe ekipi është larg objektivit për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

Ndaj, tekniku preferoi të ndante rrugën me kavajasit për të pasur mundësinë e një tjetër eksperience. Sakaq, klubi i Besës nuk ka humbur kohë por ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Në krye të Besës është Ndriçim Kashami, i cili i ka drejtuar verdhezinjtë edhe më parë. Ndërkohë, tekniku 50-vjeçar ka pasur eksperienca edhe me Besëlidhjen, Egnatian e Apoloninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat