Zvicra merr vendim për trajnerin Petkovic

Futboll

Zvicra merr vendim për trajnerin Petkovic

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 17:30
Zvicra

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka zgjatur kontratën e tij me ekipin helvet deri më 2022. Ai do të drejtojë Zvicrën edhe në Botërorin e Katarit, nëse ekipi zviceran arrin të kualifikohet në eliminatore.

Petkovic po bën një punë mjaft të mirë me ekipin e tij, pasi ka marrë pjesë rregullisht në çdo turne madhor që prej Kupës së Botës 2014 që i mori vendin Ottmar Hitzfeld.

Petkovic ka në ekip dhe një bosht të përbërë nga lojtarë shqiptarë. Trajneri ka pasur marrëdhënie të mira me ta, pavarësisht grindjeve që ka pasur me Blerim Xhemailin dhe Valon Behramin, pa harruar dhe rastin e fundit me Xherdan Shaqirin. Zvicra do të luajë kundër Italisë, Turqisë dhe Uellsit në Grupin A për Euro2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat