Blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit përfundon në tribunë! E ardhmja e tij është e shkruar

Futboll

Blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit përfundon në tribunë! E ardhmja e tij është e shkruar

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 18:03
Hirving Lozano

Një parabole e trishtueshme që nuk duket se ka fund për Hirving Lozano, gjithmonë e më larg Napolit dhe qytetit të Napolit! Sulmuesi meksikan, që ishte edhe zbulimi i Botërorit Rusi 2018, nuk bën më pjesë në projektin tekniko-taktik të Gennaro Gattuso i cili e ka përmendur edhe në konferencën për shtyp. "Jam duke bërë disa zgjedhje dhe me karakteristikat që unë kërkoj ai nuk më jep siguri, ndaj do të qëndrojë jashtë, ashtu si edhe të tjerë kanë qëndruar".

Nga e djathta në të majtë, hapësira për Lozano nuk ka, i cili duhet të kalojë Callejon dhe Insigne për të gjetur vendin e tij në fushë. Sikur të mos mjaftonte kjo, Gattuso është i dashuruar edhe pas Elmas, që gjithashtu e nis shpesh nga stoli. Kështu, meksikani ndaj Messi & Co duhet të akomodohet në tribunë! E të mendosh që investimi për ish-yllin e PSV është 40 mln euro dhe një rrogë prej 4.5 mln euro në sezon.

Vetëm 1190 minuta në fushë dhe vetëm 3 gola bëjnë që vlera e tij të ketë pësuar një rënie drastike dhe nga këtu deri në maj gjërat nuk është se do të ndryshojnë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat