Gerrard flet në superlativë për sulmuesin shqiptar

Futboll

Gerrard flet në superlativë për sulmuesin shqiptar

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 18:45
Gerrard

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi ka shansin e artë të mërkurën për të treguar veten, sepse do të fillojë që nga minuta parë ndeshjen Braga-Rangers.

Ky vendim i trajnerit erdhi pasi 24-vjeçari shqiptar shënoi një gol dhe dha një asistim, gjatë ndeshjes së kaluar kundër St. Jonston, në kampionatin skocez, edhe pse u fut në fushën e blertë në pjesën e dytë.

“Doja që të fillonte nga minuta parë të dielën, por nuk doja të rrezikoja ta lija të luante 90 minuta dhe të mos ishte i freskët të mërkurën. Kur po humbisnim 1-0, më duhej dikush për të kthyer ndeshjen dhe vendosa të aktivizoj Kamberin”, ka thënë Gerrard.

Ishte i mrekullueshëm. Me atë performancë që bëri, patjetër do të luajë kundër Bragas,” deklaroi trajneri i Rangers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat