Zidane habit, lë jashtë Championsit fantazistin!

Futboll

Zidane habit, lë jashtë Championsit fantazistin!

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 19:22
Zidane

Real Madrid luan mbrëmjen e nesërme ndaj Manchester Cityt ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Champions League.

Në kuadër të takimit, trajneri Zidane ka zgjedhur edhe të grumbulluarit, ku ajo që ka bërë bujë ka qenë lënia jashtë e një emri si James Rodriguez.

Pavarësisht se kolumbiani nuk ka qenë asnjëherë në planet e Zidane si titullar, lënia jashtë listës duket se ia bën të qartë James që tashmë nuk ka më kthim pas dhe në fund të sezonit atij do t’i duhet të largohet.

Image
Twitter

Rikthim për Bale, ndërsa Rodrygo vijon të mos preferohet, pavarësisht se në Champions braziliani i talentuar ka bërë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat