Të gjithë kundër Cityt-t, ja çfarë kërkojnë klubet e Premier League

Futboll

Të gjithë kundër Cityt-t, ja çfarë kërkojnë klubet e Premier League

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 19:57
Guardiola

Klubet e Premier League janë bashkuar kundër Manchester City-t. Pas përjashtimit nga Champions League për dy sezonet e ardhshme dhe një gjobe prej 30 milionë euro, Qytetarët mund të përballen me telashe të tjera.

Gjithsesi, klubi ka bërë të ditur se do t'i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të hedhur poshtë vendimin e UEFA-s. Në pritje të vendimit, klubet e Premier League janë vënë në lëvizje kundër kampionëve të Anglisë.

Sipas The AThletic, skuadrat e tjera mendojnë se shkeljet e normave nga ana e City-t kanë kushtëzuar ecurinë e kampionatit dhe për këtë arsye kanë kërkuar hejen e titujve të fituar nga Citizens mes 2012-ës dhe 2016-ës.

Në lidhje me këtë çështjë ka folur edhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, UVA:

"Presim vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Mundësia e heqjes së titujve të fituar në Angli? Rregullat europiane nuk janë pothuajse kurrë të ngjashme me ato kombëtare, UEFA po punon për të bërë të mundur që disa rregulla të bëhen të detyrueshme në kampionatet kombëtare".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat