Mediumi i madh zviceran me shkrim interesant për Kosovën

Futboll

Mediumi i madh zviceran me shkrim interesant për Kosovën

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Me numrin e futbollistëve në kategorinë e parë dhe të dytë të futbollit zviceran, Kosova mund të kompletojë thuajse një skuadër, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

“Blick” ka biseduar me dy reprezentuesit e Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca në lidhje me vendin e tyre.

Janë 32 lojtarë në një skuadër të futbollit. Nëse bashkoni dy kategoritë profesionale të futbollit zviceran së bashku vetëm një vend do ta kompletonte këtë ekip, Franca me 28 lojtarë, por pastaj do të vinte Kosova me 22 futbollistë.

Brazili është vetëm në vendin e tretë me 15 lojtarë.

“Ky sport ishte shumë i famshëm në ish-Jugosllavi. Dhe sot, në ndeshjet e përfaqësueses të gjithë janë euforikë, Unë mezi po e pres marsin”, rrëfen Idriz Voca që luan te Luzerni.

“Së pari dhe më së rëndësishmi është sepse shumë që ikën nga lufta erdhën këtu”, thotë mesfushori i Zurichut, Hekuran Kryeziu.

Futbollistët e Kosovës në Zvicër:

Super League
Idriz Voca (FC Luzern)
Benjamin Kololli (FC Zurich)
Hekuran Kryeziu (FC Zurich)
Edon Zhegrova (FC Basel)
Mirlind Kryeziu (FC Zurich)
Arbenit Xhemajli (Neuchatel Xamax)


Shkëlqim Demhasaj (FC Luzern)
Qëndrim Kameraj (FC Lugano)

Challenge League (Kategoria e dytë)
Eris Abedini (FC Wil)
Gjelbrim Taipi (FC Schaffhausen)
Gëzim Pepsi (FC Winterthur)
Uranium Bislimi (FC Schaffhausen)
Mërgim Brahimi (FC Wil)
Donat Rrudhani (FC Aarau)
Jetmir Krasniqi (FC Schaffhausen)
Imran Bunjaku (FC Schaffhausen)
Rrezart Hoxha (SC Kriens)
Kreshnik Hajrizi (Chiasso FC)
Leutrim Kryeziu (FC Chiasso)
Fuad Rahimi (FC Vaduz)
Valon Hamdiu (FC Winterthur)
Liridon Balaj (FC Aarau)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat