Vlen 75 mln euro, por Liverpool-i mund ta marrë për 30 mln

Futboll

Vlen 75 mln euro, por Liverpool-i mund ta marrë për 30 mln

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 23:52
Klopp

Liverpool është tepër i interesuar për blerjen e Timo Werner, vetë lojtari do të ishte dakord për këtë transferim pasi do të ishte një mundësi e madhe për karrierën e tij. 

23-vjeçari po shkëlqen me RB Leipzig dhe do të ishte gati të shkonte te Liverpool edhe nëse nuk do të kishte vendin e titullarit të garantuar. 

Vlera e tij në treg është 75 milionë euro, por gjermania Sport1 raporton se për blerjen e tij do të mjaftonin "vetëm" 30 milionë euro. 

Kjo shifër shkruhet në kontratën e tij si klauzolë lirimi, megjithëse ajo mund të rritet nëse lojtari bën disa arritje të caktuara me klubin e ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat