Gattuso: Ky ishte gabimi jonë i vetëm kundër Barcelonës

Futboll

Gattuso: Ky ishte gabimi jonë i vetëm kundër Barcelonës

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 08:34
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso ka komentuar barazimin e Napolit me Barcelonën në ‘San Paolo’.

Napoli dhe Barcelona barazuan 1:1, dhe sipas Gattusos, goli i mysafirëve erdhi tek gabimi i vetëm që bëri skuadra e tij.

“Ata kishin shumë pak mundësi para, pastaj ne bëmë gabimin dhe ata shënuan. Nëse shfrytëzojmë mundësitë tona në ndeshjen e dytë, ne mund të shkojmë tutje”, ka deklaruar Gattuso.

“Barcelona hasi në vështirësi sepse ne ishim shumë të kujdesshëm. Ne bëmë mirë se ekip duke luajtur së bashku. Ne bëmë vetëm një gabim”.

“Kur luajmë si skuadër, ne mund të bëjmë mirë. Ëndrra jonë në ‘Camp Nou’ është të luajmë më përpara në fushë. Asgjë nuk ka mbaruar. Do të jetë e vështirë, por ne do të shkojmë atje dhe do të tentojmë të kalojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat