Koronavirusi – Ronaldo, ja çfarë i ka ndodhur - Bota Sot
Koronavirusi – Ronaldo, ja çfarë i ka ndodhur

Futboll

Koronavirusi – Ronaldo, ja çfarë i ka ndodhur

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:19
Koronavirusi – Ronaldo, ja çfarë i ka ndodhur

Ankthi në Itali është shtuar sa i përket përhapjes së koronavirusit dhe kjo ka bërë që kërkimet online për këtë sëmundje ta kalojnë numrin e kërkimeve online për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, në Itali.

“Frika aktuale lidhur me koronavirusin është më e madhe sesa fama e Cristiano Ronaldos”, shkruan sot gazeta italiane Tuttsport.

Italia është alarmuar gjatë ditëve të fundit për shkak se është duke e përjetuar numrin më të madh të rasteve të identifikuar me koronavirus në Evropë. Kjo ka bërë që gjashtë ndeshje të Serisë A të zhvillohen pa tifozë në stadiume këtë fundjavë.

Niveli i shqetësimit dhe ankthit mes italianëve është shumë i madh dhe ata kanë bërë kërkime të shumta online për të gjetur këshila se si ta mënjanojnë këtë sëmundje.

Kompania AvantGarde ka bërë të ditur se së fundi më shumë është kërkuar fjala “Amuchina” (një gjel dezinfektues që mund të përdoret si masë parandaluese) sesa fjala “Cristiano Ronaldo”.

Kjo është hera e parë në Itali që një temë tjetër bëhet më e kërkuar online në sesa portugezi, që prej transferimit të tij në Juventus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat