Wenger tregon pse Chelsea u demolua nga Bayern Munich

Futboll

Wenger tregon pse Chelsea u demolua nga Bayern Munich

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:25
Arsene Wenger

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur për disfatën që pësoi Chelsea kundër Bayern Munich në kuadër të lojës së parë në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Blutë u mposhtën me rezultat 3:0 në ‘Stamford Bridge’ me çka zbehën dukshëm shanset për të kaluar tutje në fazën tjetër.

Duke e parë debaklin që pësoi skuadra e Frank Lampard, Wenger u shpreh se anglezi duhet ta dijë se mesfusha është çelësi kryesor për ta fituar një ndeshje.

“Në qoftë se e humb posedimin e topit, je i dënuar në disa rrethana, por humbja e betejës së mesfushë paraqet problem serioz, ky është rregulli numër një”, u shpreh francezi për BeIN Sports.

Chelsea luajti pa lojtarin kryesor në këtë repart, N’Golo Kante, me çka edhe hapësirat për skuadrën bavareze ishin shumë të mëdha.

Ndeshja kthyese në mes të këtyre dy skuadrave do të luhet pas tre javëve, por që priten pak befasi sa i përket epilogut të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat