Formacioni i Prishtinës së Fadil Vokrrit në vitet e 80-ta, që i mori pikë hungarezëve

Futboll

Formacioni i Prishtinës së Fadil Vokrrit në vitet e 80-ta, që i mori pikë hungarezëve

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:48
Prishtina 1983-1984, foto nga arkiva

Prishtina e kohës së gjeneratës së artë, me Fadil Vokrrin, kishin marrë pjesë në garën “Mitro Cup” në futboll, në periudhën 1983-1984. Atëkohë, Prishtina e kishte trajner Fuat Muzuroviqin dhe arriti ta zë vendin e dytë në grupin A me 7 pikë.  

Duhet kujtuar një ndeshje, duke iu referuar faqes së klubit hungarez, Vasas, me 3 nëntor të vitit 1983, Prishtina ka luajtur baras (1:1) me Vasas-in, duke importuar një pikë të vlefshme të asaj kohe. Prishtina, atëkohë ishte debutuese në ligën e parë ish jugosllave.

Vasas-Prishtina 1:1
Stadiumi në Budapest.
Gjyqtar: Adol Matthias nga Austria.
Shikues: 500.
Shënues: Pecha (86') - Krasniqi (64').
Vasas: Kakas, Racz, Hires, Komjati, Csorba, Szabo (Magos 56’), Birinyi, Kuti, Zvara (Csik 70’), Pecha, Katona.
Prishtina: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli, Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Lubisha Trajkoviq, Rifat Mehinoviq, Jusuf Tortoshi, Edmond Rugova, Fadil Vokrri (Vahedin Ajeti 63’), Ramiz Krasniqi (Goran Popuvac 88’) dhe Zoran Batroviq.

Renditja në grupin A
1. Eisenstadt    8
2 Prishtina    7
3. Teplice    6
4. Vasas    3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat