Pique merr raportin mjekësor, a do të jetë i gatshëm për El Clasicon?

Futboll

Pique merr raportin mjekësor, a do të jetë i gatshëm për El Clasicon?

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:02
Gerard Pique

Gerard Pique ka pësuar lëndim në ndeshjen që Barcelona mbrëmë barazoi ndaj Napolit.

Mbrojtësi spanjoll u është nënshtruar testeve mjekësore, të cilat i kanë dhënë shpresë se do të jetë në fushë në derbin e madh të fundjavës ndaj Real Madridit.

Megjithatë, gjendja fizike e lojtarit do të testohet në stërvitjet e radhës së Barcelonës para se të konstastohet saktë nëse mund të jetë titullar të dielën.

Sergi Roberto e Jordi Alba janë dy mungesat e konfirmuara te Barcelona për ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat