Arsenal po konsideron shitjen e yllit të skuadrës - Bota Sot
Arsenal po konsideron shitjen e yllit të skuadrës

Futboll

Arsenal po konsideron shitjen e yllit të skuadrës

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:09
Pierre-Emerick Aubameyang

Arsenali po e konsideron largimin e lojtarit të tyre kryesor, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi, që po shkëlqen me Topçinjtë këtë sezon, nuk po etiketohet më si i pashitshëm, pasiqë për sulmuesin po vijnë oferta të majme të cilat nuk mund të refuzohen nga klubi londinez.

Gjatë këtij sezoni me ish-kampionët anglez, gabonezi ka arritur të shënojë 17 gola në Premierligë me çka i prinë garës së golashënuesve në kampionat së bashku me Jamie Vardy.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, drejtuesit e klubit janë gati t’i dëgjojnë ofertat për lojtarin, për rrjedhojë edhe të vendosin se ku do të përfundojë ai.

Aubameyang ka kontratë deri në vitin 2021 me Arsenalin, me këta të fundit që mendojnë ta shesin këtë verë për të mos e humbur me parametra zero.

Barcelona konsiderohet si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e futbollistit në verë.

Aubameyang u ble nga skuadra e Borussia Dortmund në janar të vitit 2018, për shifrën e 62 milionë eurove.

Që prej ardhjes së tij në “Emirates Stadium”, 30-vjeçari ka arritur të shënojë 49 gola në Premierligë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat