Mbreti saudit dëshiron të blejë Manchester Unitedin - Bota Sot
Mbreti saudit dëshiron të blejë Manchester Unitedin

Futboll

Mbreti saudit dëshiron të blejë Manchester Unitedin

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:55
Mohammed Bin Salmani

Fondi Publik i Investimeve (PIF) së fundi raportohej se janë të interesuar të blejnë Newcastle por tani si duket ata dëshirojnë Manchester Unitedin.

“The Wall Street Journal” pohon se PIF, në të cilën investitori kyç është mbreti i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salmani, ka qenë shumë afër arritjes së një marrëveshje për blerjen e Newcastle për 345 milionë funte.

Megjithatë, disa lojtarë kyç në Arabinë Saudite janë zemëruar me raportimin e “The Wall Street Journal”, dhe në vend të Newcastle, ata dëshirojnë që të blejnë një ndër ekipet më të mira në Angli, Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat