Të dielën Liria pret Ulpianën

Futboll

Të dielën Liria pret Ulpianën

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:38
Të dielën Liria pret Ulpianën

Me ndeshjet që luhen të shtunën dhe të dielën, në program është java e XVIII-të e Ligës së Parë.

Liria, në këtë javë, të dielën në ‘Përparim Thaçi’, luan me Ulpinanën nga Lipjani.

Skender Shengyli, gjatë gjithë këtyre ditëve, në stërvitje bashkë me ndihmësit, është munduar të sanojë gabimet nga ndeshja e fundit.

‘Gjatë gjithë kohës jemi duke punuar, por edhe në ditët në vazhdim do të punojmë në sanimin e defekteve. Ende kemi problem me gripin, por shumica janë shëruar. Deri në fund javë pres një mobilizim të shtuar dhe të arrijmë tre pikët, ngase synimi ynë i vetëm është ai’, ka thënë Skender Shengyli, pas stërvitjes të mërkuren.
Takim me futbollistët, kanë mbajtur edhe drejtuesit e klubit, që kanë kërkuar mobilizim dhe angazhim për të arritur suksese në vazhdim të stinorit.
Ndeshja, Liria-Ulpiana, luhet të dielën me 1 mars në ora 13.00 në ‘Përparim Thaçi’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat