Derbi i Italisë, Juventus-Inter, mund të luhet me tifozë

Futboll

Derbi i Italisë, Juventus-Inter, mund të luhet me tifozë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:59
Derbi i Italisë, Juventus-Inter, mund të luhet me tifozë

Derbi i Italisë, Juventus-Inter, mund të luhet me tifozë. Sipas medieve italiane, po studiohet mundësia për ta zhvendosur të hënë këtë takim, pasi dekreti i qeverisë për Coronavirusin skadon të dielën, më 1 mars. Në një situatë jonormale, që mund të vijojë të jetë e tillë për javë e ndoshta edhe për muaj të tërë, nuk mund të privohen tifozët pafundësisht tifozët për të ndjekur skuadrën e zemrës.

Sfida mes Juventusit dhe Interit, për rëndësinë që paraqet, është më e diskutuara në këto ditë.

Sipas “La Stampas”, ka dalë në horizont pikërisht hipoteza për të shtyrë të hënën në mbrëmje. Teknikisht, masat parandaluese në Piemont skadojnë më 29 shkurt, ndërsa ato të qeverisë një ditë më vonë.

Pra, në gjendjen aktuale, nuk ekziston asnjë normë që i ndalon ndeshjet të luhen me tifozë të hënën. Gjithsesi, ditët në vazhdim është e mundur që autoritet të miratojnë rregullat e reja. Ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo Spadafora, deklaroi se pezullimi i eventeve sportive mund të mos zgjatet pas 2 marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat