Partizani ka më mirë fillimin, ndërsa Tirana fundin

Futboll

Partizani ka më mirë fillimin, ndërsa Tirana fundin

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:12
Partizani ka më mirë fillimin, ndërsa Tirana fundin

Derbi i 156-të i kryeqytetit do të luhet të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Përballja e fundit mes dy ekipeve nisi vrullshëm, pasi në 11 minutat e para të dyja ekipet kishin shënuar, fillimisht bardheblutë dhe barazuan të kuqtë.

Nisur nga statistikat e 23 javëve të para, Partizani është më rezultativ në fillimin e ndeshjes. Çerekorëshin më të mirë të kuqtë e kanë nga minuta e 15-30, ku kanë shënuar 25.8% të golave, që janë tetë.

Ndërsa Tirana instinktin “vrasës” e ka në 15 minutat e fundit të ndeshjeve, ku ka shënuar në 23 javë kampionat 35% të golave, që janë 14 të tillë. Këtë gjë bardheblutë e treguan edhe në derbin e fazës së dytë me Kobinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat