Arsenali rrezikon

Futboll

Arsenali rrezikon

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:57
Arsenali rrezikon

Objektivi kryesor i Arsenalit në këtë sezon arritja e vendit të pestë në renditje, e cila automatikisht e dërgon në Champions League.

“Topçinjtë” kanë pasur luhatje gjatë sezonit deri tani, ku disa herë kanë dhuruar paraqitje fantastike në fushë, por ka dhe disa ndeshje që kanë lënë për të dëshiruar.

Nëse në fundin e sezonit londinezët nuk kapin zonën Champions, atëherë gjatë verës do të ketë disa largime. I pari që do të largohet është kapiteni Aubameyang. Lojtari nga Gaboni ka kohë që kërkon largimin nga Arsenali sepse kërkon të luajë në Evropë. Një kalim tek Barcelona po e tundon sulmuesin dhe me shumë mundësi në verë do ta shikojmë në Katalonjë.

Nga ana tjetër dhe partneri në sulm i Aubameyangut ka kërkuar largimin. Bëhet fjalë për Alexander Lacazzette, i cili dëshiron një aventurë të re në rast se ekipi nuk arrin Championsin. Kontrata e tij aktuale përfundon në verën e 2022, por Arsenali mund të përfitojë më shumë nësë e shet këtë vit. Gjithashtu në listën e largimeve janë dhe emra si Ozil, Mustafi dhe Sokratis që priten të braktisin Londrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat