Shabani: Katër ekipet e para kanë gjasa për titull

Futboll

Shabani: Katër ekipet e para kanë gjasa për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:20
Bujar Shabani

Drita nga Gjilani ka fituar pikë maksimale në dy ndeshjet e para të stinorit pranveror dhe ka përforcuar hapin në luftë për titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. Fitorja me rezultat 2:0 kundër rivalit më të madh Gjilanit dhe ajo në udhëtim me 3:2 ndaj Vushtrrisë, Dritën e ka motivuar edhe më shumë për sfidat e radhës, sidomos kundër Drenicës që zhvillohet të premten (pasnesër, në orën 13.00) në Gjilan.

Mesfushori i Dritës, Bujar Shabani, tha se që nga fillimi i edicionit janë kandidati kryesor për titullin e kampionit. “Prej fillimit të kampionatit kemi shpall kandidaturën për titull dhe jemi aty, tre pikë pas vendit të parë”, tha Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ballkani kryeson me 40 pikë, duke lënë pas vetes Dritën dhe Prishtinën me nga 37 sosh, Gjilani renditet në pozitën e katërt me 35 pikë, skuadra që do të luftojnë fyt për fyti për titull, por pa gjasa nuk janë as Feronikeli dhe Llapi ani se ngecin për 12 pikë nga kreu i renditjes.

Drita do të takohet me Drenicën, a  mendoni në fitore të lehtë dhe ku i sheh përparësitë? “Jemi duke punu shumë që ta rritim volumin e lojës në këtë fazë shumë të ndjeshme të kampionatit. Jemi në formë, shpresoj që ta kapim maksimumin. Të premten do të jetë një ndeshje e vështirë përball Drenicës që din të luajë shumë mirë futboll, mirëpo ne futemi për 3 pikë të radhës. Mirëpo, luajmë si vendas dhe jemi para tifozëve tanë, nuk mendoj në rezultat tjetër pos fitores”, tha ai.  

Shabani mendon se katër skuadra janë në garë për titull: “Realisht katër ekipet e para kanë gjasa për kampion, mirëpo tash çdo gabim nga këto ekipe është një hap prapa.

Ekipi që ka më pas stabilitet më të madh ka me arrit më mbledhë më shumë pikë, në fund do të del kampion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat