Shkaku i Coutinhos, Barçës do t’i kushtonte 250 mln euro blerja e Manes apo Salahut

Futboll

Shkaku i Coutinhos, Barçës do t’i kushtonte 250 mln euro blerja e Manes apo Salahut

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 18:00
Mane dhe Salah

Shkaku i Coutinhos, Barçës do t’i kushtonte 250 mln euro blerja e Manes apo Salahut

Liverpool ka fituar plot 160 milionë euro nga shitja e Philippe Coutinho-s. Paratë që pagoi Barcelona për brazilianin i të kuqve i shpenzuan për blerjen e Van Dijk dhe Alisson, që e kanë kthyer skuadrën në më të mirën në Evropë.

Megjithatë, Liverpool nuk ka përfituar vetëm nga ana financiare nga shitja e mesfushorit.

Disa pika në marrëveshjen e Coutinhos nuk e lejojnë Barçën të blejnë Sadio Mane pa shifrën 250 milionë euro.

Sipas një raporti nga Spanja, katalonasit duhet të paguajnë 100 milionë euro më shumë se vlera e lojtarit.

Pra, për Mohamed Salah ose Mane do të duheshin të paktën 250 milionë euro, duke parë se vlera e tyre tani është rreth 150 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat