Ramos vendos një rekord të keq në Ligën e Kampionëve

Futboll

Ramos vendos një rekord të keq në Ligën e Kampionëve

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 08:54
Sergio Ramos

Sergio Ramos është një nga mbrojtësit më të mirë dhe me më së shumti trofe të fituar në histori të futbollit.

Sidoqoftë, ana e errët e spanjollit, nuk mund të mohohet.

Një lojtar fenomenal, nuk do të thotë të jetë edhe një atlet i devotshëm për lojën e ndershme, dhe këtë Ramos e ka dëshmuar disa herë.

Mbrojtësi spanjol u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që Real Madrid e humbi 1:2 nga Manchester City, pas një ndërhyrje në Gabriel Jesus, si lojtar i fundit.

Ramos me këtë karton barazon rekordin e keq të Zlatan Ibrahimovic dhe Edgar Davids, me katër kartonë të kuq në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Realit me të njëjtin rast u bë edhe ‘rekordmen’ në numrin e kartonëve të kuq të drejtpërdrejt. Ky ishte i treti i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat