Paniku nga koronavirusi, lojtarët në Itali shihen të “blinduar” me maska

Futboll

Paniku nga koronavirusi, lojtarët në Itali shihen të “blinduar” me maska

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 10:20
Lojtarët në Itali

Të enjten (sot) zhvillohen ndeshjet kthyese të fazës së 1/16 të Europa League.

Interi e pret në “San Siro” Ludogoretsin në ndeshjen që do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të rrezikut nga Koronavirusi.

Lojtarët e skuadrës bullgare kanë arritur dje në aeroportin e Milanos me masa të shtuara të sigurisë.

Ata janë para me maska mbrojtëse, pasi veriu i Italisë është nga vendet më të prekura nga virusi.

Kujtojmë, ndeshja e parë e një jave më parë kishte përfunduar me fitore 2-0 të Interit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat