Shefi i Werderit paralajmëron diçka të madhe për Rashicën

Futboll

Shefi i Werderit paralajmëron diçka të madhe për Rashicën

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 10:32
Shefi i Werderit paralajmëron diçka të madhe për Rashicën

Shefi ekzekutiv i Werder Bremenit, Frank Baumann e di se do të jetë e vështirë që klubi ta mbajë Milot Rashicën përtej afatit kalimtar veror.

Baumann është i vetëdijshëm se koha e Milot Rashicës në ‘Weserstadion’ do të mbarojë në afatin kalimtar veror.

Ai pohon se Werder Bremeni nuk ka qenë në bisedime konkrete me asnjë klub, por që e di se do të ketë ndryshime.

“Asnjë vendim nuk është bërë ende, dhe ne nuk kemi biseduar me asnjë klub. Por, është e qartë se futbollistët që kanë dëshmuar veten në fushë, do të bëjnë hapin tjetër në karrierë. Duhet të jemi realistë për këtë”, ka thënë Baumann për ‘Deichstube’.

Image
Gjatë pjesës së parë të këtij edicioni, Werderi ishte në bisedime për të zgjatur kontratën e vushtrriasit përtej vitit 2022.

Por, derisa vazhdojnë vuajtjet e Werder Bremenit në Bundesliga, bisedimet kanë ngecur.

“Nuk jemi ulur për bisedime në këtë fazë. Nuk është duke na ndihmuar aspak situate aktuale sportive. Nëse do të ishim në një pozitë tjetër në tabelë, gjërat do të ishin më ndryshe”, vlerësoi ai.

Rashica ka bërë 22 paraqitje këtë edicion, duke shënuar dhjetë gola si dhe ka dhuruar katër asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat