Koulibaly blen vilë 4-milionëshe në kryeqytet, zbulohet destinacioni i tij i ri…

Futboll

Koulibaly blen vilë 4-milionëshe në kryeqytet, zbulohet destinacioni i tij i ri…

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 10:47
Koulibaly

Edhe pse ka akoma kohë për rihapjen e merkatos së transferimeve në futboll, PSG po lëviz për të mos gjendur i papërgatitur. Qëllimi kryesor do të jetë blerja e një qendërmbrojtësi të ri, i cili do të trashëgojë Thiago Silva në këtë rol. Brazilianit do t’i skadojë kontrata më 30 qershor dhe sipas të gjitha gjasave, nuk do të rinovojë.

Menaxhmenti parizien duket se e ka identifikuar zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Kalidou Koulibaly, “shtylla kurrizore” e Napolit dhe Senegalit. Një interes konkret, që zbulohet nga “Le Parisien”. Sipas kësaj gazete shumë pranë PSG, Koulibaly ka blerë një vilë 220 metra katrorë, me vlerë 4 milionë euro, në Paris. Ndërtesa është aktualisht në ndërtim e sipër dhe do të përfundojë në muajt në vijim.

Nga ana e tij, presidenti De Laurentiis e vlerëson xhevahirin senegalez jo më pak se 75 milionë euro, një shumë e rëndësishme edhe për një klub të pasur si PSG. Manchester City mbetet, gjithashtu, në gjurmët e Koulibaly. Një pistë që “hidhet në erë” nga vendimi i UEFA-s kundër “qytetarëve” (i apeluar në CAS): përjashtimi nga garat europiane për dy sezonet e ardhshme dhe gjoba 30 milionë euro. Ky, pra, mund të jetë sezoni i fundit i Koulibaly në “San Paolo”, i kushtëzuar fort edhe nga problemet fizike të vazhdueshme. Që nga mesi i dhjetorit e këtej, ai ka luajtur vetëm një ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat