Sarri i nervozuar me gjyqtarët: Në stërvitje, topi lëviz me 200 km/h

Futboll

Sarri i nervozuar me gjyqtarët: Në stërvitje, topi lëviz me 200 km/h

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:29
Sarri i nervozuar me gjyqtarët

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri është ndjerë tepër i zhgënjyer pas humbjes 1-0 ndaj Lyonit si mysafir.

I pyetur për “Sky Sport”, trajneri bardhezi deklaroi se e ka të vështirë t’i mësojë skuadrës konceptin e lojës së shpejtë me top.

Ai mbeti i habitur që ritmi i lojës nuk përputhet me stërvitjen që skuadra bëri, pasi në përgatitjet për takimin kundër Lyonit, Sarri e pranoi se ekipi është stërvitur në ritme dy herë më të larta se gjatë ndeshjes.

“Kam shumë vështirësi në transmetimin e konceptit të lëvizjes së topit me shpejtësi te kjo skuadër”.

“Në stërvitje, topi lëviz me 200 km/h, e çuditshme është se në ndeshje nuk shkon kështu”.

“Kur humbet shpejtësinë, gjithçka bëhet më e vështirë. E çuditshme është se në stërvitje ne kemi punuar me shpejtësi dyfish më të lartë në krahasim me sonte”, ka thënë Sarri.

“Mendoj që jemi dëmtuar sonte. Dy momentet në zonën e tyre, do të ishin penallti për ne në Itali”, shtoi në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat