Tirana e humbte derbin prej presionit

Futboll

Tirana e humbte derbin prej presionit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 13:15
Tirana e humbte derbin prej presionit

Është futbollisti i parë shqiptar që realizoi golin e parë në “Air Albania” stadiumin në një sfidë të Kategorisë Superiore. E bëri pikërisht në derbi, kundër Partizanit, shënoi me një goditje të lirë edhe ndj Kukësit, po në impiantin modrern të kryeqytetit dhe shpreson të vendosë edhe derbin e së premtes. Idriz Batha, në një prononcim të gjatë për SuperSport, tregon “sekretet” e derbit.

Numri 55 mbi fanellë: Është një logjikë shumë e thjeshtë. Unë e preferoj numrin 10, por në shumë ekipe është i zënë. Te Tirana e kishte një mik si Edon Hasani, zgjodha numrin 55 me një logjikë 5+5.

Largimi nga Partizani: Ndodh në futboll që largohet një futbollist. Nuk ishte se Partizani nuk donte të më mbante, por nuk gjetëm një marrëveshje. Nuk është hera e parë që një lojtar largohet dhe shkelqën në një klub tjetër.

Ekspert i goditjeve standarde: Që kur kam ardhur te Tirana, jam stërvitur më shumë se çdo ekip tjetër, pasi edhe kushtet janë të mira Karabeci është një mik që ekzekuton goditjet e dënimit. Kemi një sfidë apo një garë mes nesh për goditjet e dënimit.

Lojtarët e huaj: Drejtusit e futbollit shqiptar janë të apasionuar me lojtarët me pasaporta të huaja, por nuk kanë treguar se kanë nivel shumë më të lartë se shqiptarët. Duhet t’iu jepet rëndësi edhe lojtarëve të akademisë.

Presioni në derbi: Deri para ndeshjes që ne fituam mendoja se te Partizani e përgatisnin më mirë derbin me më shumë qetësi se te Tirana, por pas kësaj kuptova se është vetëm presioni i rezultatit që ndikonte.

Goli i parë në derbi me fanellën e kuqe: Ka qenë në gol i veçantë, pasi penalltinë e fitova unë nga një aksion personal. Ishte goli im i parë në derbi. Për festimet, unë kam dhënë maksimumin në çdo ekip që kam luajtur dhe do vazhdojë ta bëjë.

Goli me kokë ndaj Partizanit: Një natë para ndeshjes, me Karabecin me Likën dhe Osmanin, gjatë gjithë kohës iu kam thënë se unë do të jem shqiptari i parë që do shënoj në këtë stadium. Më pëlqen shumë si gol, pasi ishte realizimi i bukur. Aq më tepër që isha dhe pranë tifozëve të Tiranës, ishte kenaqësi të shënoja të tillë gol dhe në atë stadium.

Goli i shënuar Kukësit: Ishte një realizim i bukur, pasi ndeshja kishte shumë rëndësi. Godita edhe dy herë më parë dhe në momentin që po bëhesha gati më dukej sikur të gjithë më thoshin se tani duhet ta shënoja. Ishte një atmosferë e veçantë dhe diçka që nuk e kisha provuar më parë në karrierën time të kthenim rezultatin në dy minuta dhe atë atmosferë. Unë e njoh Xhikën dhe ai ka tendencën të hidhet një kohë përpara, kështu mendova ta gjuaja nga krahu i tij në fillim, por më pas ndryshova mendje dhe, falë Zotit, shënova.

Hoxha, miku rival: Do të kem shumë dëshirë ta surprizoj. Është më shumë se një mik për mua. Është bukur të luash përballë tij, pasi është portier i Kombëtares dhe një nga më të mirët në Shqipëri. Do të ishte bukur ta sfidoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat