Nuk do ta drejtoja Kosovën as për krejt paratë të botës, ja kush e thotë! Flet edhe për luftë

Futboll

Nuk do ta drejtoja Kosovën as për krejt paratë të botës, ja kush e thotë! Flet edhe për luftë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 13:19
Lalatoviq 

Trajneri serb, Nenad Lalatoviq insiston se nuk ekzistojnë para në botë që do ta bindnin atë ta udhëheq ekipin kombëtar të Kosovës. Ai thotë se do të ishte i gatshëm të shkojë në luftë për Serbinë

Trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatoviq thotë se kurrë në jetë nuk do ta drejtonte ekipin kombëtar të Kosovës.

Ai thotë se nuk e njeh shtetin e Kosovës, prandaj edhe nuk do të punonte kurrë me “Dardanët”.

“Po e shoh se disa djelmosha po zgjedhin të luajnë për atë ekip (Kosovën), por unë nuk do të punoja kurrë në një ambient të tillë. Nuk mund të isha selektor i Kosovës. Nuk ka para të botës që do të mund të më bindnin që ta zgjedh bankinën e të ashtuquajturit reprezentacion të Kosovës”, theksoi Lalatoviq për mediumin serb “Alo”.

Ndërkohë, ai tregon se çka do të ishte në gjendje të bëjë për Serbinë, nëse kjo do të ishte e nevojshme.

“Nesër, nëse Zoti do të donte që të nisë lufta, unë do të shkoja i pari për ta mbrojtur vendin tim. Nuk ka frikë në këtë punë. Në Serbi më janë lindur fëmijët, unë jam patriot i madh. Gjithçka do të bëja që unë dhe njerëzit e mi të jetojnë më mirë”, përfundoi trajneri i Vojvodinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat