Nesër luhen dy ndeshje, njëra në Gjilan e tjetra në Ferizaj

Futboll

Nesër luhen dy ndeshje, njëra në Gjilan e tjetra në Ferizaj

Nga: K. G. Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:55

Nesër në program janë dy ndeshje, njërën në Gjilan dhe tjetra në Ferizaj. Drita, kandidat për titullin e kampionit para shikuesve të vet do ta pret Drenicën nga Skenderaj, ndërsa Ferizaj ndeshet me Llapin nga Podujeva.

Skuadra nga Gjilani është favoritë, e para ka përparësinë e fushës, e dyta, edhe cilësinë, ndërsa Drenica nuk udhëton me flamur të bardhë por në kërkim të pikëve, në luftë për ekzistencë. Drita aktualisht renditet në vend të dytë me 37 pikë, ka tri me pak se lideri Ballkani, ndërsa Drenica e mbanë pozitën e tetë me 22 sosh.

Ferizaj qëndron keq dhe i duhen pikët gjithsesi, ndryshe çdo rezultat tjetër përveç fitores është baras me humbje, ndërsa llapjanët janë optimist se do të kthehen të pamposhtur. Ferizaj është në pozitën e dhjetë me 19 pikë, kurse Llapi është në pozitën e gjashtë me 28 sosh.

IPKO Superliga 
E premte, 28 shkurt

13.00 Drita-Drenica
13.00 Ferizaj-Llapi

E shtunë, 29 shkurt
13.00 Feronikeli-Trepça ‘89
13.00 Dukagjini-Gjilani
17.00 Prishtina-Ballkani

E diel, 1 mars
13.00 Flamurtari-Vushtrria

Liga e Parë – java e 18-të
E shtunë, 29 shkurt 

Istogu-Drenasi
Vitia-Malisheva

E diel, 1 mars
Vllaznia-KEK-u
Trepça-Onix
Arbëria-2 Korriku
Liria-Ulpiana
Vëllaznimi-Ramiz Sadiku
Dardana-Besa
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat